Trafikuan një femër për shërbime seksuale, 3 të arrestuar në Prishtinë
Policia e Kosovës, pas një pune hetimore ka arrestuar dje tre persona, dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kishin kryer veprën penale trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
Viktima femër siç njofton Policia e Kosovës, ka pranuar trajtim mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.