20:14 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Trafo e rrymës kaplohet nga zjarri, banorët e Fushë-Kosovës të shqetësuar

Një trafo e energjisë elektrike është përfshirë nga zjarri në Fushë-Kosovë.

Lexues të Indeksonline, banorë të kësaj ane janë janë shprehur të shqetësuar duke shtuar se tashmë janë duke qëndruar jashtë.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi shihet qartë se trafoja është djegur thuajse e tëra, teksa për rastin në fjalë janë informuar edhe ekipet emergjente.

Madje zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka deklaruar për Indeksonline se njësitet e policisë në Fushë-Kosovë bashkë me zjarrfikësit dhe KEDS-in tashmë kanë reaguar lidhur me rastin.

“Policia ka pranuar informatën nga një qytetar (banor) se në rrugën Dardania në një objekt banesor është përfshirë nga zjarri trafoja e rrymës. Njësia policore e stacionit ne Fushe Kosovë ka reaguar në ketë lokacion, janë njoftuar njësia e Zjarrfikëseve dhe KEDS. Për detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga njësitet kompetente të përfshira në lokacion”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/