75 Mall Live Search
11:44 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / L A

Tragjedi e madhe, 56 të vrarë në një ndeshje futbolli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guine në një ndeshje futbolli.

Në një turne lokal të mbajtur në Nzerekore të Guinesë, për ndër të një ish-ushtaraku të këtij vendi, tifozët e Nzerekores dhe Labes u përleshën jashtë stadiumit.

Fatkeqësisht gjatë këtyre përleshjeve, kanë vdekur 56 persona dhe disa të lënduar rëndë.

Autoritetet po kryejnë një hetim për të përcaktuar ata që janë përgjegjës për rrëmujën e së dielës, tha Ministrja e Komunikimeve Fana Soumah në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar./IndeksOnline