Tragjedi në Amerikë: Vdesin burrë e grua, nga Malësia e Malit të Zi, në një aksident trafiku

Në një aksident komunikacioni në Amerikë kanë vdekur burrë e grua nga Mali i Zi, Biserë Rami dhe Muharrem Frulçkaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes shkrimeve në Facebook.
“Një grua fantastike, nga një familje e mrekullueshme tipike malësore, me vlera të mëdha njerëzore, Biserë Rami Frluçkaj ndërroi jetë me burrin e saj në një aksident të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
“Sot me 28 gusht e kishte marrë biletën për të ardhur në Malësi, që t’i votonte dhe mbështeste partitë shqiptare, si njeri i mirë që ishte, me zemër të pastër, që e donte atdheun e vet, por jeta e njeriut është e tillë, i ndodhi rreziku në New Jersey, te “George Washington bridge”, ku humbi jetën tragjikisht me bashkëshortin e saj, Muharem Frluçkaj”, thuhet në njoftim.
