Tragjedi në Brazil, të paktën 8 viktima nga rënia e balonës me ajër të nxehtë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një balonë me ajër të ngrohtw (hot air ballon) u rrëzua në shtetin jugor të Santa Catarinës, në Brazil. Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën në mëngjes dhe u konfirmua nga guvernatori i shtetit, Jorginho Mello, përmes një postimi në rrjetin social X.
Në momentin e aksidentit, në ‘bord’ ndodheshin 22 persona. Autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e rrëzimit, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të hetuar rrethanat e incidentit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Brazil dhe përtej, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.