Tragjedi në Bundesliga, kapitenit i vdesë babai në stadium
Babai i kapitenit të Stuttgart, Christian Gentner vdiq në stadium menjëherë pas fitores së Bundesliga, 2-1 ndaj Herth Berlin dje.
Stuttgart shkruan se klubi është duke bashkëndjerë me humbjen e Herbert Gentner dhe se i qëndrojnë afër Gentner dhe familjes së tij në këto momente të vështira.
Kauza e vdekjes së Herbert ende nuk është bërë e ditur, transmeton IndeksOnline.

Gentner, një mesfushor 33-vjeçar, i cili ka pesë paraqitje për Gjermaninë, luajti 90 minuta në këtë ndeshje dhe asistoi te goli i fitores, i shënuar nga Mario Gomez.
Hertha Berlin, nga ana tjetër, shkroi:
”Të gjithë nga Hertha duan t’i dërgojnë ngushëllimet te Christian Gentner dhe familjes së tij pas lajmit trishtues”./IndeksOnline/