75 Mall Live Search
11:20 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në Çeki, 13 minatorë të vdekur!

13 minatorë kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar në një minierë qymyri në Çeki, afër kufirit me Poloninë.

11 nga viktimat ishin polak dhe dy ishin çekë. Kjo tragjedi erdhi pas shpërtheu gazi i metanit 800 metra nëntokë, transmeton Indeksonline.

Operacioni i kërkimit po pengohet nga zjarri ka thënë drejtori menaxhues Boleslav Kowalczyk.

“Për fat të keq jemi në një pikë, ku ishte e pamundur të vazhdonim përpara sepse kishte zjarr dhe zero dukshmëri.”, u shprehë Kowalcyzk.

Kryeministri çek Andrej Babis dhe homologu i tij polak Mateusz Morawieck vizituan gjatë ditës së djeshme minierën. /Indeksonline/