75 Mall Live Search
14:03 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / mp

Tragjedi në Egjipt! Mbytet varka turistike, 45 persona të zhdukur

Një varkë turistike është mbytur në ujërat e Egjiptit.

Sipas medieve të huaja, rreth 45 persona rezultojnë të zhdukur, 31 turistë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Varka shoqëronte zhytësit në Detin e Kuq në Egjipt.

“Tridhjetë e një turistë të kombësive të ndryshme, së bashku me 14 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje turistike që ishte në një lundrim afër bregut të Marsa Alam”, në Detin e Kuq në Egjipt, “janë të humbur”, shkruan “La Repubblica”.

Kërkimet janë duke u zhvilluar me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme.

Shkaqet e kësaj mbytjeje mbeten ende mister.