Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten një çift u gjet pajetë në banesën e tyre, sipas raportimeve të mediave franceze.
Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes “Europe” njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.
Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e një burri dhe një gruaje me origjinë shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si edhe një pushkë gjahu pranë tyre.
Sipas raportimeve, hetuesit po e shqyrtojnë ngjarjen si një vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e të dyshuarit.
Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.

