75 Mall Live Search
19:42 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Tragjedi në familjen shqiptare, COVID-19 shuan familjen në pak ditë

COVID-19 u mori jetën 3 pjestarëve të një familje në Rubik.

Hamit Cara, Dushe Cara, dhe djali i tyre i vetëm Alban Cara ndërruan jetë njëri pas tjetrit brenda pak ditësh, pasi ishin të infektuar me Covid.

Një i afërm i tyre ka deklaruar se brenda ditës vdiqën djali dhe babai. Ndërsa për gruan thotë, se më parë i ka vdekur edhe vellai nga Covidi.

“Para një muaj i ka vdekur vëllai kësaj gruas, më pas u sëmur burri 83 vjec, djali 43 vjeç. Ka vdekur djali, ka vdekur edhe i ati brenda ditës. Sot është nëna e djalit. Ku ka më rëndë”, tha i afërmi.