Tragjedi në futbollin e Amerikës së Jugut, dy tifozë të mitur ndërrojnë jetë/ Ndërpritet ndeshja ku po luante Arturo Vidal

Ndeshja mes Colo-Colo dhe Fortaleza e rëndësishme për Kupën Libertadores është ndërprerë për shkak të futjes së tifozëve në fushë.
Para ndeshjes, dy tifozë të mitur të klubit kilian të moshës 13 dhe 18 vjeç ndërruan jetë për shkak të turmave të mëdha dhe përleshjes me policinë, shkruan Indeksonline

Ndeshja e rëndësishme për Kupën Libertadores filloi, por më pas tifozët me dhunë u futën në fushë duke rrezikuar futbollistët e klubit mysafirë.
Në skuadrën Colo-Colo luan edhe mesfushori i njohur, Arturo Vidal – i cili bëri gjest të mirë duke ndaluar tifozët e skuadrës së tij për t’i sulmuar ata mysafirë./Indeksonline/
🇨🇱 Libertadores: Colo-Colo vs Fortaleza was suspended overnight as fans broke through the barriers and invaded the pitch. Fans of the Chilean side were angry after two fans died in the build-up to the match, crushed in an ‘avalancha’ entering the ground 😔 pic.twitter.com/dL0Pn5PVh4
— 📚 Dame Bola (& Tears at La Bombonera) (@BomboneraTears) April 11, 2025