75 Mall Live Search
20:45 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Tragjedi në futbollin portugez, futbollisti vdes gjatë ndeshjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshje futsalli në Portugali.

Futbollisti Fabio Mendes, i cili luante për skuadrën e Central Social Sao Joao ka rënë në tokë 13 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Incidenti i habitshëm ka ndodhur në ndeshjen mes Portimonense dhe Sao Joao në Divizionin e dytë portugez të futsall, shkruan Indeksonline.

Fotot traumatike tregojnë mjekët nga të dyja klubet duke u përpjekur të ringjallin Mendesin, ndërsa shokët e tij të shkatërruar dhe lojtarët kundërshtar qajnë dhe ngushëllojnë njëri-tjetrin.

Lojtari portugez u nxitua në spital në Portimao por u deklarua i vdekur para mbërritjes.

Kjo është tragjedia e dytë që përfshin Sao Joao në pak më shumë se një vit pasi portieri i klubit, Joao Gregorio, vdiq në një aksident me makinë në dhjetor 2017. /IndeksOnline/