75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Gj Sh

Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra nga tribunat gjatë ndeshjes me Besiktashin

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin turk, gjatë ndeshjes së Kupës, mes Kocaelisporit dhe Besiktasit.

Një tifoz i skuadrës së Kocaelisporit u lëndua rëndë pasi ra nga tribunat, dhe disa orë më pas ndërroi jetë, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra turke, duke i shprehur ngushllime familjes së tifozit Harda Kaçamza.

”Fatkeqësisht, e humbëm Hardën… I shprehim ngushëllimet tona tifozit tonë Harda Kaçmaz, i cili humbi jetën në spitalin ku u dërgua; Allahu e mëshiroftë dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, të dashurve dhe komunitetit tonë. Nuk do të të harrojmë kurrë, Harda…”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/