75 Mall Live Search
21:22 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Gj. Sh

Tragjedi në Gjermani: 37-vjeçari vret gruan, më pas veten dhe foshnjën

Një 37-vjeçar në Baden-Württemberg, Gjermani, ka vrarë gruan e tij 34-vjeçare me një objekt të mprehtë pas një grindjeje në banesë. Pas krimit, ai mori foshnjën 3-muajshe dhe u përplas qëllimisht me makinë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një automjet tjetër.

Burri dhe foshnja humbën jetën në vend, ndërsa drejtuesja e makinës tjetër, 29 vjeç, dhe një fëmijë 22-muajsh pësuan lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të dy incidentet, ndërsa automjetet janë sekuestruar dhe një ekspert mjeko-ligjor po analizon rrethanat e përplasjes.