75 Mall Live Search
20:59 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Gj. Sh

Tragjedi në Greqi: Ndërron jetë një 14-vjeçare shqiptare pas rrëzimit nga ura

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë shqiptare vetëm 14 vjeç ka humbur jetën pas rrëzimit nga një urë rreth 10 metra e lartë.

E mitura u dërgua me urgjencë fillimisht në spitalin e Katerinit, por për shkak të gjendjes kritike, u transferua menjëherë në spitalin “G. Gennimatas” në Selanik, e më pas në “Ippokrateio”. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike ende nuk janë zbardhur, ndërsa autoritetet greke po hetojnë për të sqaruar se çfarë ndodhi realisht.

Dhimbja për humbjen e një jete kaq të re ka prekur komunitetin lokal dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi.