75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 10 Qershor 2025 / A. M.

Tragjedi në Gurrakoc: Humb jetën një grua pas rënies nga kati i dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike. Bëhet fjalë për të ndjerën Hanomshahe Kabashi, e cila dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë.

Sipas faqes lokale IstoguSot, autoritetet janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Dyshimet preliminare tregojnë se ajo dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raportin e prokurorit të Pejës.

fotoilustrim