23:33 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Tragjedi në Koretin të Kamenicës: Covidi ua mori jetën nënës me katër fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës. Pesë anëtarë të familjes Basha kanë humbur betejën me COVID-19 brenda muajit të fundit.

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit, Sejdi Kurteshi, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast tragjik.

“Relacioni mes këtyre viktimave është nëna, dy djemtë dhe dy motra që kanë humbur jetën nga COVID-19. Në fshatin tonë janë gjithsej shtatë viktima. Fshati jonë nuk po shpëton nga kjo katrahurë. Është një gjendje e rëndë dhe e dhimbshme”.

Ai në Klan Kosova, ka treguar edhe se cila ishte mosha e pesë anëtarëve të familjes Basha që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

“Nëna ishte diku mbi moshën 80 vjeçare. Njëri djalë ishte 62 vjeçar, derisa tjetri 48 vjeçar. Dy motrat nuk e di saktësisht se cila është mosha e tyre, pasi janë të martuara në një fshat tjetër, por janë në lidhje familjare”.