21:45 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në lojërat në Britani, vdes një vogëlushe pasi hidhet 20 metra lartësi

Një vazjë e vogël ka vdekur në një kënd lojrash, pranë një plazhi ditën e sotme, pasi ishte duke u hedhur në disa jastëk me ajër, të cilët “shpërthyen” papritur.

Dëshmitarët okularë në Great Yarmouth, në Britani, thanë se shfryrja e tyre bëri që vogëlushja të fluturonte 20 metra në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, ndërkohë që mësohet se shpërthimi erdhi për shkak të temperaturave përvëluese.

Mjeket u përpoqën me dëshpërim të shpëtonin vajzën, por duket se ishte shumë vonë.

Dëshmitarët rrëfejnë se trupi i të voglës u gjymtua, ndërkohë që familjarët ishin në gjendje shoku.