Tragjedi në Mesdhe: 40 emigrantë humbin jetën pas mbytjes së anijes pranë brigjeve të Tunizisë

Të paktën 40 emigrantë të parregullt nga vendet e Afrikës nën-Sahariane kanë humbur jetën pasi anija me të cilën udhëtonin u mbyt sot pranë brigjeve të Tunizisë, duke u bërë një nga tragjeditë më të rënda detare të këtij viti në Mesdhe.
Sipas një zyrtari të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, në bordin e anijes gjendeshin rreth 70 persona kur ajo u fundos pranë qytetit Mahdia.
Tunizia, e cila në disa pika ndodhet më pak se 150 kilometra nga ishulli italian Lampedusa, mbetet një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët nga Afrika e Veriut që synojnë të arrijnë në territorin evropian.