Tragjedi në Oxford,15 vjeçari vret 3 studentë e plagos 6 të tjerë

Tre të vdekur, gjashtë të plagosur në të shtënat në Oxford High 15-vjeçari në paraburgim
Tre studentë u vranë të martën dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat pasdite në shkollën e mesme të Oksfordit, tha nënsherifi i kontesë Oakland, Mike McCabe.
Sulmuesi, një student i dytë 15-vjeçar, është në paraburgim, njoftoi McCabe gjatë një konference për shtyp.
Ai tha se sulmuesi nuk është i lënduar.
McCabe tha se një mësues është në mesin e të plagosurve.
Sipas tij, agresori duket se ka vepruar i vetëm.
“Nuk kishte armë të tjera, nuk kishte gjuajtës të tjerë,” shtoi McCabe. “Me sa dimë ne.”
Ndërsa, sa i përket mënyrës sesi i dyshuari e futi armën brenda, McCabe tha: “Ne e dimë, por nuk do ta them këtë tani.”
I dyshuari “tashmë ka thirrur të drejtën e tij për të mos folur; ai kërkon një avokat”, tha McCabe./IndeksOnline/