Tragjedi në Podujevë: Aksidentalisht, vdes gardiani nga Revuçi
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Revuç të Podujevës, ku ndërroi jetë pjesëtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Sherifi, ishte duke punuar me traktor në momentin e aksidentit.
Sipas burimeve, ai humbi kontrollin mbi traktor dhe u rrokullis.
Fatkeqësisht, Sherifi nuk iu bëri ballë plagëve të marra.
Si Shërbimit Korrektues prej vitesh, Sherifi shërbente si gardian në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz./IndeksOnline/

