75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / MSH

Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, ku dyshohet se një person i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Trupi i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe forenzika.

Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi rastin.