Tragjedi në Prizren: Vetura godet për vdekje një person
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Prizren, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbana”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, që ka bërë me dije se njësitet relevante po hetojnë rastin./IndeksOnline/

