20:00 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në ragbi: 21 vjeçari humbet jetën pas një “bllokimi” nga rivalët

Një lojtar i ri i skuadrës së Aurillac (Divizioni i dytë francëz) në ragbi, Louis Fajfroësky, ka humbur jetën pas një goditje që ka marrë gjatë një ndeshje miqësore. Lajmin e ka konfirmuar skuadra e lojtarit 21-vjeçar. “Louis ndërroi jetë si pasojë e një problemi shëndetësor që pati në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshje miqësore”, thuhet në deklaratën e klubit francez.

Lojtari kishte dalë nga fusha i shoqëruar nga mjeku i skuadrës së tij pas një bllokimi që i kishin bërë në fushë lojtarët e skuadrës rivale të Rodez. I trullosur, Fajfroësky arriti të shkojë në dhomat e zhveshjes, por aty humbi ndjenjat dhe rreth orës 20:00 të së premtes ndërroi jetë. Gjithsesi, policia franceze tha se po heton dhe se autopsia do të sqarojë shkaqet e kësaj ngjarje.