75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / MSH1

Tragjedi në Rahovec: Një person gjendet i vdekur në një banesë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Rahovec.

Një i moshuar raportohet të jetë gjetur pa shenja jete, në një banesë në rrugën “Halil Hamza”.

Sipas mediave rasti është raportuar në polici nga një familjar, i cili ka njoftuar se gjatë vizitës tek kushëriri i tij, i cili jetonte i vetëm, e ka gjetur të shtrirë në tokë viktimën.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.