10:52 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në San Siro, vdes tifozi i Interit që u sulmua pas ndeshjes

Një tifoz i Interit ka ndërruar jetë në spitaluin San Carlo në qytetin e Milanos.

Ai u godit pas përplasjes me tifozët e Napolit pas ndeshjes së mbrëmshme ku neroazurët fituan me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.

Ai menjëherë është dërguar në spital derisa në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Tifozeri i Interit mendohet se është goditur derisa një furgon po largohej nga zona rrëmujë. /IndeksOnline/