75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 29 Prill 2025 / mp

Tragjedi në SHBA: Vetura futet në një objekt, lë të vdekur katër të mitur

Katër të mitur vdiqën, pasi një automjet u përplas në një ndërtesë ku po zhvillohej një kamp pas mësimit në Illinois të Shteteve të Bashkuara, njoftuan zyrtarët në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Policia Shtetërore në Illinois, viktimat ishin nga mosha 4-deri 18-vjeçare, raporton mediumi ABC News.

Shumë të tjerë pësuan lëndime në incidentin që ndodhi pak pas orës 15:00 të hënën. Niveli i plotë i lëndimeve është ende i panjohur, edhe pse disa të lënduar janë dërguar në spitale, ndërsa nga vendi i ngjarjes u transportuan me helikopterë.

Vetura goditi tre persona jashtë objektit të kampit, ndërsa një tjetër vdiq brenda ndërtesës, sipas Departamentit të Policisë në Chatham.

Autoritetet e përshkruan situatën si kaotike dhe u bënë thirrje familjeve që të shfrytëzonin një uebfaqe për ta përshpejtuar procesin e identifikimit të viktimave.

“Shoferi dhe pasagjeri i automjetit nuk u lënduan dhe u dërguan në një spital të zonës për vlerësim”, thuhet më tej.

Policia tha se shoferi konsiderohet i dyshuar, edhe pse asnjë akuzë ose arrestim nuk është njoftuar. Identiteti i shoferit nuk është bërë publik.