75 Mall Live Search
21:39 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / MSH

Tragjedi në sheshxhirimin e “Emily in Paris”, vdes ndihmësi i regjisorit

Një asistent regjisor ka ndërruar jetë në sheshxhirim të sezonit të pestë të serialit “Emily In Paris” .

Diego Borella, i cili punonte si asistent i tretë i regjisorit, u rrëzua dhe vdiq nga një “sulm i papritur në zemër”, sipas gazetës italiane La Repubblica.

Ai ishte 47 vjeç.

“Me hidhërim të thellë konfirmojmë ndarjen e papritur nga jeta të një anëtari të  familjes së prodhimit të Emily In Paris”, tha një zëdhënës i Paramount Television Studios në një deklaratë për  The Hollywood Reporter.

“Zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e individit gjatë kësaj kohe tepër të vështirë.”

Ekipi i xhirimit po përgatitej të filmonte një skenë brenda Hotel Danieli në Venecia të enjten, kur Borella u rrëzua.

Stafi mjekësor u përpoq ta ringjallte, por nuk ia doli.

Sezoni i ri i serialit do të debutojë në Netflix më 18 dhjetor.