75 Mall Live Search
19:53 / E Martë, 01 Gusht 2023 / MSH

Tragjedi në Skoci: 27 vjeçarja vdes në aksident, po ndiqej nga një grup shqiptarësh

Një 27-vjeçare ka vdekur në një aksident në Skoci.

Ngjarja tragjike erdhi pasi Amy Rose Wilson dhe i dashuri i saj, Ryan Paterson, dyshohet se u ndoqën nga një grup shqiptarë, dilerë të drogës.

Rasti ka ndodhur në qytetin e vogël në Falkirk.

Nga mediat britanike raportohet se çifti dyshohet se iu kishte borxh grupit shqiptarë, që merret me trafikun e drogës.

Disa javë para aksidentit fatal, Amy Rose Wilson dhe i dashuri i saj, iu kishin treguar miqve se ishin ndjekur me motor nga disa njerëz dhe e kishin filmuar ngjarjen.

Paterson raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen.