75 Mall Live Search
22:33 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / MSH1

Tragjedi në Sudan: Droni godet një kopsht fëmijësh

Në rajonin Kordofani jugor në Sudan, një sulm me dron thuhet se ka goditur një kopsht fëmijësh në qytetin Kalogi, duke vrarë të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë.

Organizata mjekësore Rrjeti i Mjekëve të Sudanit dhe ushtria sudaneze kanë akuzuar Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), me të cilat po luftojnë në luftën civile, për sulmin e së enjtes, raporton BBC.

RSF nuk komentoi menjëherë akuzat. Raportet e sulmit nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.

Sipas Sudan War Monitor, një grup kërkimor që monitoron konfliktin, sulmi shkaktoi viktima civile dhe dëme të konsiderueshme në treg. Ushtria nuk komentoi menjëherë raportet nga Darfuri.

Një zëdhënës i UNICEF-it thasë vrasja e fëmijëve në shkollën e tyre është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve.

“Fëmijët nuk duhet ta paguajnë kurrë çmimin e konfliktit”, shtoi Sheldon Yett.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë këto sulme dhe të lejojnë qasje të sigurt dhe të papenguar për ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë të madhe.

Sudani është shkatërruar nga lufta që nga prilli 2023, kur shpërtheu lufta për pushtet. Rajoni Kordofan, i vendosur midis kryeqytetit Khartum dhe Darfurit, u bë vija e parë e luftës civile. Beteja për Kordofanin me popullsi gati tetë milionë banorësh është intensifikuar ndërsa ushtria përparon drejt Darfurit.