75 Mall Live Search
23:29 / E Premte, 04 Tetor 2024 / MSH

Tragjedi në Turqi/ 19-vjeçari ekzekuton dy vajza brenda pak minutash, më pas kryen vetëvrasje

Turqia është tronditur nga një krim i rëndë pasditen e së premtes. Dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak minutash në Stamboll, ndërsa më pas sulmuesi, gjithashtu 19 vjeç, kreu vetëvrasje.

Mediat turke raportojnë se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe tjetra e dashura e tij aktuale. Sulmuesi i preu kokën ish partneres së tij İkbal Uzuner dhe më pas u hodh duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, 19 vjeçari kishte vrarë rreth gjysmë ore më parë edhe parteren e tij aktuale Ayşenur Halil.

Babai i autorit ka thënë për mediat se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe po merrte trajtim.