75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / F.R

Tragjedi në Tuzlë: 9 persona humbin jetën në një zjarr në Shtëpinë e Pensionistëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tuzlës, ku një zjarr i madh ka përfshirë katin e fundit të Shtëpisë së Pensionistëve.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar dhe dërguar në spital për trajtim mjekësor., transmeton IndeksOnline.

Zjarrfikësit kanë qenë në terren për disa orë duke luftuar me flakët, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se disa persona janë helmuar nga tymi dhe monoksidi i karbonit.

Autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja pas përfundimit të hetimeve.