“Tragjedi” për Ballkanin, Drita mbetet në krye të Superligës

Ballkani ka lëshuar fitoren nga duart.
Skuadra nga Suhareka barazoi me Malishevën me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 28-të edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë.
Golat për Ballkanin i shënuan Harmon në minutën e 60-të dhe Edvin Kuc në minutën e 86-të.
Për Malishevën realizuan Sobowale dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe Maliqi në minutën e katërt shtesë.
Edhe rivali kryesor i Ballkanit në luftën për titull kampioni, Drita ka lëshuar pikë të rëndësishme por që nuk e ka humbur kreun.
Gjilanasit kanë barazuar 1-1 përballë Trepçës ’89.
Drita kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Krasniqi në minutën e 12-të por rezultati u barazua në minutën e 24-të me golin e shënuar nga Fazliu.
Ballkani merr kryesimin e Superligës me 57 pikë, një më shumë se Drita që është ne vendin e dytë. /IndeksOnline/