75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Tragjedi: Vritet 33-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Të shtunën në mbrëmje, raportohet të ketë ndodhur një vrasje dhe të jenë plagosur disa persona në një ndejë familjare.

Mediat gjermane raportojnë se një burrë i moshës 48-vjeçare shkoi në ish-banesën e familjes së tij dhe papritmas hapi zjarr në drejtim të anëtarëve të familjes.

Raportohet se një 33-vjeçare shqiptare, kunata e të dyshuarit ka mbetur e vdekur, kurse një 38-vjeçar është plagosur rëndë.

Të afërm të 33-vjeçares e kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale ngjarjen e rëndë.

Autori u arrestua me plagë të rënda, shkruajnë mediet gjermane transmeton Express.

Historiku i kësaj tragjedie aktualisht është i paqartë, por hetimet për të ndriçuar rastin po vazhdojnë.