12:20 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / GF

Tragjedia/ Flet vëllai i 14-vjeçarit: Jemi tetë fëmijë, punon vetëm mamaja

Pas rreth 24 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. I mituri ishte zhdukur prej paradites së djeshëm. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale RENEA dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë, ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati, i cili po ashtu ka ndërruar jetë. Banorët thonë se familja jeton në mjerim.

Për SYRI TV ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit.

“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra.

Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.