Tragjedia me aksidentin hekurudhor në Greqi, Rama shpall të dielën ditë zie

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se Shqipëria të dielën do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.
Kujtojmë që numri i viktimave nga aksidenti në Larisa i ka kaluar 50, ndërsa deri më tani 1 shqiptar është nxjerrë i vdekur, 7 janë të plagosur dhe 4 të zhdukur.