Tragjedia në Gllogjan, Veton Elshani flet për Indeksonline

Zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Pejës, Veton Elshani ka dhënë disa detaje mbi sulmin e sontëm në Gllogjan.
Ai edhe një herë ka konfirmuar se nga sulmi kanë mbetur të vdekur tre viktima, ndërsa një i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje, Elshani rastin nuk e ka konsideruar si sulm terrorist, por me një cak specifik.
“Të shtënat, sipas informacionit të parë që ne kemi pranu, kanë qenë në drejtim të një autobusi, me ç’rast ka pasur disa të lënduar. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty kemi hasur në shoferin e autobusit, për të cilin, vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes. Tre persona të tjerë janë dërguar këtu, në spitalin ku jemi ne, me lëndime të rënda trupore. Dy nga ta kanë ndërruar jetë. Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë që kemi të bëjmë me akt terrorist, apo ndonjë sulmi që është bërë në tërësi në autobus. Ka mundësi që cak ka qenë dikush specifik në atë vend”, ka deklaruar ai.
Elsahni gjithashtu njofton se në vendin e ngjarjes janë Policia me njësitë e veta relevante, Hetimet e Krimëve të Rënda të Prishtinës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kryeprokurori e prokurorët relevantë, të cilët janë duke kryer hetime./Indeksonline