Tragjedia në Indonezi, mbi 900 të vdekur nga përmbytjet
Numri i të vdekurve në Indonezi nga përmbytjet e fundit ka kaluar 900, por qindra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.
Më shumë se 100 mijë shtëpi u shkatërruan kur një ciklon i rrallë dhe i fuqishëm u formua mbi Ngushticën e Malakës, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dheu në pjesë të vendit të Azisë Juglindore.
Përpjekjet për të arritur njerëzit në zonat ende të izoluara janë duke vazhduar, ku ndihmat u hidhen nga ajri në disa vende.
Përmbytjet në Indonezi ishin një nga disa ngjarje ekstreme të motit që goditën Azinë në javët e fundit, me numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Sri Lanka, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam rreth 2 mijë.

