75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / L K

Tragjedia në Kanalin Anglez, 3 të vdekur dhe 43 të shpëtuar, dalin fotot e para

Mediat britanike kanë publikuar imazhet e para nga operacioni i kërkim-shpëtimit në fundosjen e gomonesme emigrantë.

Më herët u raportua se 43 emigrantë janë shpëtuar, ndërsa 3 kanë humbur jetën.

Mediat britanike raportojnë se të paktën tre viktima janë konfirmuar nga fundosja e varkës në Kanalin Anglez.

Mes të tjerash, LCB, shkruan se 43 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare, Marina Franceze dhe forcat e tjera të kërkim shpëtimit.

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por ekipet e shpëtimit nuk po kërkojnë më të mbijetuar, duke pasur parasysh temperaturën e ulët të Kanalit./abcnews.al/