75 Mall Live Search
15:25 / E Hënë, 17 Mars 2025 / Z S

Tragjedia në Koçan, Taravari: Të gjithë pacientët janë kryesisht në gjendje stabile

Të gjithë pacientët, përfshirë edhe ata jashtë vendit janë kryesisht në gjendje stabile, kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari..

Ministri Taravari gjithashtu është shprehur se situata është plotësisht nën kontroll.

“Të gjithë pacientët i kemi marrë nga Koçani dhe Shtipi, janë 49 në Klinikë, në “8 shtator” – 18 pacientë, në Spitalin e vjetër të qytetit janë 17 pacientë, ndërsa në Shtip tani janë raportuar dy pacientë të rinj. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5 dhe në Serbi 17 pacientë.Dy pacientë u dërguan në Budapest dhe 4 në Lituani. Sot presim që disa pacientë të tjerë të dërgohen jashtë vendit, në Kroaci, Slloveni, Austri dhe 12 pacientë në Beograd, në Akademinë Mjekësore Ushtarake”, ka theksuar ai.

Deri në orën 14 do të dalim me numra për të gjitha spitalet ku janë pacientët tanë në mënyrë që të komunikojmë me spitalet, ka shtuar Taravari.

Në Maqedoni janë duke u trajtuar 84 pacientë, kurse jashtë vendit 51 pacientë./Indeksonline/