75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 06 Janar 2022 / OSH

Tragjedia në Llaushë, Haxhiu kërkon masa ndaj prokurores dhe mbrojtëses së viktimave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përsëri ndaj vrasjes së gruas nga Llausha e Skenderajt, ku ka kërkuar masa urgjente ndaj prokurores kujdestare, që sipas Haxhiut ka kërkuar që rasti të kualifikohet si “Dhunë në Familje”, dhe që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Përveç prokurores kujdestare, Haxhiu ka kërkuar ndërmarrje të masave dehe ndaj mbrojtëses së viktimave.

“Sipas informatave zyrtare, prokurorja kujdestare ka kërkuar që rasti  të kualifikohet si “Dhunë në Familje” por edhe përkundër kësaj kishte kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt pra që dhunesi të mbetet i lirë!”

“Ndërsa mbrojtësja e viktimave paska kërkuar dërgim me email të lëndës në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici”, është shprehur Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

Më tej, Haxhiu tha se dy gra, që sipas saj, është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tashmë të ndjerës, tha se asnjëra nuk i ka kryer detyrat.