75 Mall Live Search
18:55 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Tragjedia në Mekë, rreth 500 pelegrinë humbin jetën nga vala e të nxehtit, shifrat pritet të rriten

Numri zyrtar i viktimave nga pelegrinazhi i këtij viti për në Mekë ka shkuar në thuajse 500. E megjithatë, shifrat e vërteta mund të jenë më shumë se dyfishi.

 Sipas mediave që citojnë autoritetet e secilit vend, të paktën 14 persona nga Malajzia, 165 indonezianë, 75 jordanezë, 35 pakistanezë, 11 iranianë dhe 98 Indianë kanë humbur jetën.

Ndërsa 27 jordanezë të tjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore kurse 15 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se një numër qytetarësh amerikanë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit, por nuk përmendi numra.

Me dhjetëra iranianë janë shtruar në spital si pasojë e goditjeve nga nxehtësia apo të problemeve të tjera të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Sipas CNN, të gjitha shifrat e çojnë totalin e viktimave deri më tani në të paktën 480. Bilanci i vdekjeve pritet të rritet sërish pasi Arabia Saudite dhe Egjipti nuk kanë bërë ende të raportim zyrtar.