12:19 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tragjedia në një foto, tërmeti ua merr jetën 4 pjesëtarëve të familjes Reçi

Lot, ankth, pritje dhe shpresë për jetë të gjalla, për një mrekulli nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i fuqishëm, që shkundi Shqipërinë në 03:54 të së martës.

Midis 42 viktimave nga tërmeti i fuqishëm e së martës ishin 4 pjesëtarët e familjes Reçi.

Eduard Reçi, 54-vjeç, bashkëshortja e tij, Dolora Reçi 49-vjeçe si edhe dy fëmijët Kristi Reçi 25-vjeç dhe Kalus Reçi 21-vjeç.

Familjarët e tyre bëjnë me dije varrimin e tyre me anë të një lajmërimi si edhe homazhet që do të zhvillohen te Pallati i Kulturës.