Tragjedia në Podujevë, Bulliqi: Jemi të tronditur

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Peran, ku babai vrau djalin e vet.
“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve.Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Bulliqi.
Kujtojmë që personi që vrau djalin e vet është Naim Ismajli, ndërsa viktima është Edon Ismajli./Indeksonline/