75 Mall Live Search
18:15 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / Gj. Sh

Tragjedia në Teksas, reagon Vance: Zemra e kombit tonë është e pikëlluar

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance i ka përshkruar vdekjet e shkaktuara nga përmbytjet në Teksas si një “tragjedi të pakuptueshme”.

Të paktën 27 persona dihet se kanë vdekur pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati herët të premten, ndërsa më shumë se 20 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

“Zemra e kombit tonë është e pikëlluar për viktimat në Teksas dhe familjet e tyre”, shkroi Vance në një deklaratë në mediat sociale. “Thjesht një tragjedi e pakuptueshme.

“Shpresoj që të gjithë të prekurit ta dinë se janë në lutjet e familjes sime dhe të miliona amerikanëve.”

“U jep atyre prehje të përjetshme, o Zot dhe le të shkëlqejë drita e përjetshme mbi ta. Shpirtrat e të gjithë besimtarëve të vdekur qofshin të bekuar. Me mëshirën e Zotit, pushoni në paqe.”, tha Vance.