75 Mall Live Search
21:51 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Gj. Sh

Tragjedia në Teksas, rritet në 109 numri i viktimave nga përmbytjet

Teksasi po përballet me një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse të viteve të fundit, pasi përmbytjet e fuqishme që goditën shtetin të premten kanë marrë jetën e të paktën 109 personave dhe bilanci pritet të rritet.

Mes viktimave janë edhe rreth 30 fëmijë që po merrnin pjesë në një kamp veror me rreth 750 pjesëmarrës. Vetëm në Qarkun Kerr, më i godituri nga përmbytjet, janë konfirmuar 86 viktima, ndërsa më shumë se 20 trupa mbeten ende të paidentifikuar, sipas sherifit Larry Litha.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në kushte të vështira, ndërsa tensioni po rritet edhe në nivel politik. Ligjvënësit demokratë po kërkojnë një hetim të plotë për të zbuluar nëse shkurtimet e personelit në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) ndikuan në gatishmërinë për të përballuar katastrofën.

Sipas New York Times, disa zyra të NWS në Teksas kishin mungesë stafi në momentin kritik. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se paralajmërimet ishin lëshuar në kohë dhe me saktësi.