75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 23 Mars 2025 / FR

Tragjedia në Vushtrri/ Viktima dyshohet të jetë afro 18 vjeç, identifikohet i dyshuari

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur të shtena me armë zjarri në qendër të komunës së Vushtrrisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një person. 

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se viktimë është rreth moshës 18-vjeçare, dhe i përket familjes Zymberi. 

Të njëjtat burime pohojnë se i dyshuari është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, dhe i përketë familjes Dibrani.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë, por deri në publikim të lajmin nuk ka informacione shtesë. 

Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/ 

Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për viktima – Indeksonline.net