75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

“Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë përlotin me mesazhet për vdekjen e 28-vjeçares nga Covid

Emanuela Dalipi humbi jetën dy net më parë si pasojë e koronavirusit, pasi ishte shtruar në Spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe miq të 28-vjeçares.https://1f43e34db88ab5098a95b448b83b4d18.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html

Një tjetër familjar i saj ka reaguar që mbrëmjen e 16 nëntorit kur morën lajmin e hidhur dhe shkroi: “Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë.  Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë! Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”

Ndërsa një vajzë tjetër tregon gëzimin e madh që kishte kur mësoi që ishte shtatzënë dhe ëndrrat për të krijuar një familje të vogël, që iu prenë në mes.

“Kjo eshte Ema… Vajza estetiste që projektoi endrrat e saj në çdo takim tonin të përmuajshem prej 6 vjetësh… Qe nga lajmi i shtatzënësisë, gëzimi që do kishte një vajzë, ëndrrat për një familje të vogël e të re, u prenë në mes… U nda nga jeta, fare pak çaste pasi doktorët bënë ndërprerjen e shtatzënësisë në muajin e gjashtë si pasojë e komplikacioneve të Covidit…U prehsh në paqe .I ZOTIT ËSHTË DHEU DHE NJERIU E PLOTESON ATË…”, shkroi Paola.

“Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë

Kujtojmë se pasi u infektua me Covid, Ema ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej, sepse mendonte se do të dëmtonte fëmijën. Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tri ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

“Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për t’ia hequr fëmijën, 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjës dhe të nënës.

“Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë