75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tragjike/ 75 vjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Velipojës

Një pushues nga Kosova, ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Velipojës

Mësohet se viktima, 75-vjeçar, ka shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në ujë dhe ndonëse u nxor i gjallë në breg, ai vdiq pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit Rajonal të Shkodrës, raporton TCh.