75 Mall Live Search
19:25 / E Hënë, 02 Mars 2026 / B XH

Tragjike: Dy të rinj mitrovicas humbin jetën në një aksident trafiku në Itali

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten në Milano të Italisë.

Kështu raporton “Mitropol”, sipas të cilës jetën e kanë humbur dy të rinj nga Mitrovica.

Sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur të premtën, kur automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat është përfshirë në një përplasje. Si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë nga Mitrovica kanë pësuar lëndime fatale dhe nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve. Familjet e viktimave janë njoftuar sot për aksidentin fatal.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente italiane, të cilat po punojnë për të sqaruar shkakun që çoi në tragjedi.

Mitropol posedon identitetin e viktimave, mirëpo për shkaqe etike emrat e tyre nuk po publikohen për momentin.